

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Skerdi Bejzades fituan 2-1 me Vllazninë për javën e katërt në Superligë. Kurbinasit i shkaktojnë kështu humbjen e parë shkodranëve, duke iu falur një supergoli të të riut Tresa në pjesën e dytë. Ndeshja nisi mirë për miqtë e Migen Memellit, që gjetën avantazhin pas vetëm tre minutave lojë. Ishte Lorik Boshnjaku që shënoi golin e parë, ndërsa u duk se Vllaznia do vendoste diktatin, por nuk ndodhi kështu. Në fundin e pjesës së parë, ishte Sobouale që barazoi rezultatin, për t’i dërguar skuadrat në paqe pas 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë vendasit e Bejzades u treguan më të saktë, duke gjetur golin me Tresën. I riu u hodh në fushë në minutën e 62, teksa pas dhjetë minutash shënoi për avantazhin dhe të tri pikëve për kurbinasve. Kështu, bardhezinjtë i shkaktojnë humbjen e parë Vllaznisë këtë sezon.