

Modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Beniada Nishani prej kohësh është komentuar se ka nisur një lidhje të re dashurie me nje biznesmen.
Megjithëse dyshja asnjëherë nuk i konfirmuan lajmet për lidhjen e tyre, rrethi shoqërorë i ish-banores së “BBV” ka deklaruar se Beniada tashmë është beqare.
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.
Teksa tregoi se tashmë nuk është në një lidhje, ish-banorja e “BBV” mes lotës i uroi të gjitha të mirat ish të dashurit.
“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”– tha Beniada.