

Në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, Teuta fitoi 1-0 kundër Skënderbeut, po për javën e katërt në Superligë. Ndeshja u vendos nga goli i Ergis Arifit në minutën e 25-të. Djaloshi 16-vjeçar e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke ia shpërblyer besimin Diego Longos.
Megjithë rastet e ndeshjes, skuadrat nuk prodhuan më gola, me Skënderbeun që merr humbjen e dytë radhazi në transfertë. Nga ana tjetër, Teuta harron humbjen tenistike 6-1 në Laç, duke marrë tri pikë.
Shfaq Komentet (0)