Show-Bizz

Alketa Vejsiu mes luleve të ralla në Francë, vjen me “Jeto bukur”

14:56 - 03.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ka nisur karrierën që në moshë mjaft të vogël dhe menjëherë u bë e njohur për publikun shqiptar. Ajo është angazhuar që në adoleshencë në radio dhe television dhe tashmë Alketa Vejsiu është një nga emrat më të njohur të ekranit, duke drejtuar kështu spektaklet që moderon dhe jo vetëm.




Mirëpo ajo këtë herë na shfaqet si autore e një libri. Shumë shpejt pritet të publikojë para publikut librin e saj të parë,  të cilin e ka titulluar “Jeto Bukur”.

“Është një libër që ka në fokus punën time si sipërmarrëse dhe gjithashtu atë televizive duke gërshetuar edhe pak biografi në të. Uroj që të jetë frymëzues për të rinjtë që duan të besojnë fort tek një ëndërr dhe të punojnë shumë për ta arritur, e gjitha duke pasur si referim përfundimeve praktike që kam arritur këto 19 vjet punë, e cila ka nisur kur isha vetëm 12 vjeç,”, rrëfen Vejsiu, për gazeta express.

Po kështu Vejsiu ka treguar se fotot e kopertinës janë realizuar nga Zhana Bianca, një fotografe dhe blogere mjaft e njohur. “Janë reliazuar në jug të Francës në fushat me levander pasi janë lulet e mia të preferuara”, përfundon Alketa. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

alketa


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.