SPORT

Gjoka nuk kursen të dëmtuarit: Ndaj Teutës të sakrifikojnë të gjithë

13:50 - 03.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ka folur në lidhje me përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë në shtëpi përballë Teutës. Ai shprehet se në Kupë skuadra edhe mund të ketë humbur disi përqëndrim për shkak të objektivit madhor, titullit kampion.




gjoka

Për ndryshimin e ndeshjes në kampionat ndaj Teutës në krahasim me atë në Kupë ndaj Tiranës

“Është tjetër shfaqje, tjetër përgjegjësi, tjetër qëllim… Ne e kemi thënë që në fillim, që kemi një kauzë të madhe: ajo është që të shkojmë deri në fund të garës. Përgjegjësia dhe përqendrimi ndoshta ndikuan në ndeshjen e Kupës, sepse duke qenë maksimalisht të angazhuar në kampionat, ndoshta e ulëm pak përqendrimin në ndeshjen e Kupës.”

Për ndeshjen ndaj Teutës

“Është ndeshje shumë e vështirë, një ndeshje kyçe. Është sfida ndaj një rivali shumë të fortë, që kërkon të dalë nga zona e ftohtë. Ata janë një skuadër që kanë bërë merkato të mirë, por ka edhe një shpirt gare nga ajo që implementon trajneri i saj, i cili zbaton lojën agresive. Janë shumë faktorë që na e bëjnë ndeshjen mjaft të vështirë. Gjithsesi ne do të marrim masat tona dhe do jemi shumë të përqendruar në këtë ndeshje.”

Për të problemet fizike që kanë shfaqur Pejiç dhe Emini

“Vështirësia është se tani çdo ndeshje është një finale për Kukësin. Duke qenë se është finale duhet kaluar me maksimumin e rezultatit që të ruajmë edhe diferencën nga rivalët. Emini ka nisur stërvitjen me grupin, gjendjen e tij do ta vlerësojmë në vazhdimësi. Megjithatë mendoj që për këtë ndeshje duhet të sakrifikojnë të gjithë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.