Show-Bizz

“Big Brother 9”, vetëm shtëpia kushton mbi 1 milionë dollarë

21:00 - 09.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shtëpia e Big Brother këtë vit do të jetë një nga surprizat më të mëdha.

Në mbrëmjen e parë të çeljes së Edicionit të 9-të të Big Brother, publiku do të shikojë një shtëpi ndryshe jo vetëm sa i takon arredimit, por do të kuptojnë edhe përse ky format nuk do të jetë më si vitet e shkuara.

Ndërtimi i kësaj shyëpie kap shifrën e mbi 1 milion dollarëve.

Kjo shtëpi i është p rshtatur lojës që do të zhvillohet sipas një structure, e organizuar në mënyrë krejtësisht të vecantë , duke mos pasur asnjë gjë të përbashkët me formatet e kaluara.

Hollësitë dhe strategjitë e shtëpisë “fizike” mbeten për tu zbuluar jo vetëm për publikun, por edhe për konkurrentët në momentin e fillimit të lojës.

***

Banorët e shtëpisë Big Brother këtë vit përvec strategjive personale, lojërave dhe situatave, do të kenë edhe një sfidë të re.

Ketë herë do të duhet të marrin përgjegjësitë për tu kujdesur për dy kafshë shumë të egra.

Në fakt ata janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë , dhe do ta zbulojmë në puntatën e parë seccfarë do të jetë.

Autorët kanë vendosur rregulla të forta për banorët në mënyrë që përkujdesja ndaj tyre do të jetë e rëndë sishme për zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore brenda shtëpisë dhe fatin e banorëve për jetëgjatësinë e tyre në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.