SPORT

Lojtarët e huaj tregojnë vuajtjet shqiptare, nga menaxherët te klubet

10:24 - 11.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollistë të ndryshëm të huaj në Shqipëri kanë treguar për “Panorama Sport” se si janë mashtruar me mbërritjen në vendin tonë, menaxheri, klubet apo edhe vetë kushtet që ofron Shqipëria, nuk kanë qenë ashtu siç ata e prisnin. Në vijim janë dëshmitë e disa prej tyre:




Janot tadjong

Tadjong: Më gënjeu menaxheri im

Menaxherë të huaj që kanë përsipër mbi dhjetëra futbollistë me ngjyrë, me premtimin dhe ëndrrën europiane, arrijnë t’i bindin këta futbollistë për t’u nisur drejt Shqipërisë. Rastet konkrete nuk mungojnë. Më i freskëti është ai i kamerunasit Janot Tadjong, i cili u bë pre e mashtrimit nga menaxheri i tij.

“Gjatë sezonit futbollistik 2015- 2016 isha pjesë e një ekipi në Ligën e tretë tajlandeze. Nuk është se atje kishim ndonjë pagesë kushedi, por 300 dollarë në muaj na mjaftonin. Një ditë të bukur menaxheri im më tha se më kishte gjetur një ekip futbolli ku mund të luaja në Shqipëri. E pyeta se ku binte Shqipëria dhe filloi të më sqaronte se Shqipëria është Europë, është një ëndërr e madhe për të gjithë për të luajtur në Europë dhe nga aty më pas do të shohim për ekipe në kampionate më prestigjioze.

janot tadjong

Për pagesën më tha se do të merrja 400 dollarë, por do t’i kisha të gjitha të përfshira dhe se mundësitë për mua do të ishin më të mëdha kur të luaja në Europë. Me këtë ëndërr u nisa drejt Shqipërisë, ku edhe biletën e pagova vetë, pasi menaxheri më tha se sapo të arrija në Shqipëri dhe të nënshkruaja kontratën me ekipin që më priste, paratë e biletës do të m’i kompensonte ekipi”, u shpreh kamerunasi. Lojtari nuk u pëlqye nga drejtuesit e ekipit të Sopotit dhe iu tha të kthehej mbrapsht, por menaxheri i futbollistit as që e hapi më telefonin më që nga momenti që mësoi se lojtari duhej të kthehej mbrapsht.

Mistieri: Lashë futbollin pasi luajtja në Shqipëri

Pedro Mendes Mistieri është një tjetër rast negativ i këtij fenomeni. Braziliani i ardhur te Sopoti në fillim të sezonit 2015-2016, pas dy sezonesh në Greqi, nuk rezultoi të ishte ai që u ishte premtuar drejtuesve librazhdas. Për këtë arsye, futbollisti më shumë qëndroi në stol sesa në fushë gjatë edicionit të vjetshëm. Ndërsa më vonë u kthye sërish në Greqi, duke parë që në Shqipëri rezultoi një dështim. Aktualisht, Mistieri është kthyer në Bazil pranë familjes së tij dhe në moshën 25-vjeçare e ka lënë futbollin, pasi kuptoi se nuk mund të sigurojë jetesën me këtë profesion.

pedro conduzindo

Rrëfimi

“Shqipëria ishte një katastrofë për mua. Isha mirë në kampionatin grek, por duke menduar se do të gjeja më mirë në Shqipëri erdha te Sopoti. Vetëm tre muaj u pagova te Sopoti, edhe ato tre muaj me gjoba për shkak të performancës së dobët. Lekë të tjera nuk mora, por arrita sa të siguroj biletën e kthimit me aq para sa fitova dhe tani jam në shtëpi në Brazil. E kam lënë futbollin dhe po e siguroj jetesën në mënyra të tjera”.

Veç Sopotit, që ka pasur këtë eksperiencë të keqe me të huaj, ka dhe ekipe të tjera në Kategorinë e Parë që u kanë “ngecur” lojtarë të huaj dhe janë detyruar t’i mbajnë. Ekipi i Burrelit ka në gjirin e tij këtë sezon 2 nigerianë, që më shumë kanë qëndruar në stol. Lojtarët janë afruar te Burreli nga menaxherë fantazmë që u premtojnë drejtuesve lojtarë të fortë nga Nigeria dhe kur vijnë e provohen, nuk rezultojnë të jenë as gjysma e asaj që është premtuar në fillim.

Lukman Hysein dhe Çinoso Onu janë dy futbollistët që Burreli ka në organikën e tij dhe historia e tyre është e ngjashme me shumë lojtarë të tjerë. Të dobët teknikisht, të ardhur nga kushedi se kush menaxher fantazmë, ngecur në Burrel dhe pa asnjë shpresë pasi prej muajsh nuk paguhen si duhet. Nëse bën një kërkim të shpejtë në “Google”, për lojtarët e Burrelit është zor se mund të gjesh të dhëna të sakta dhe reale.

Pinto zbulon sekretin pse vijnë brazilianët në Shqipëri

Në një prononcim për “Panorama Sport”, braziliani që ka luajtur me Pogradecin dhe disa ekipe në Shqipëri, Pinto, shprehet i zhgënjyer nga eksperienca e tij në vendin tonë, me përjashtim të një sezoni që luajti te liqenorët. “Shumica e ekipeve shqiptare nuk kanë para, të premtojnë në fillim shumë gjëra, por më vonë nuk të japin djersën që ke derdhur. Vetëm te Pogradeci jam trajtuar si një futbollist profesionist, ku kishim kontrata të rregullta, pagesat brenda afatit dhe një trajtim perfekt.

Zhunior Pinto

Monedha shqiptare, leku, vlerësohet trefish në Brazil. Nëse në ekipet shqiptare merr një rrogë 300 mijë lekë të vjetër, në Brazil konvertohen në 900 realë, çka për ne do të thotë shumë. Prandaj janë të shumtë futbollistët brazilianë që vijnë në Shqipëri. Gjithashtu është ideja për ta përdorur Shqipërinë si trampolinë për të hyrë më pas në ekipet prestigjioze europiane. Tashmë që unë jam aktivizuar në Shqipëri, në kurrikulumin tim që menaxheri dërgon në ekipe të interesuara për mua tregohet se kam luajtur në Europë”, thotë Pinto.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.