SPORT

Mazrekaj: Me këtë barazim, titulli kampion do të jetë pak i vështirë

10:19 - 11.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mentor Mazrekaj është kthyer përsëri protagonist me Partizanin, duke entuziazmuar tifozët e kësaj skuadre me paraqitjen e tij. Megjithatë, mesfushori nuk duket i kënaqur, të paktën sot, ku ka parë ekipin e ti të barazojë dhe të lërë pikë të tjera rrugës në luftën për titull.




mazrekaj

“Me formën time jam deri diku i kënaqur se nuk kam arritur 100% që pretendoj. Skuadra po luan mirë por në fakt nuk i kemi pikët që duhet të kishim Shpresojmë t’i marrim në ndeshjet e tjera. Më vjen keq që nuk jam kthyer më herët të ndihmoj skuadrën, shpresojmë të jemi kampion, po me këtë barazim do të jetë pak e vështirë”, pranoi futbollisti në “Gol pas Goli”.

Lojtari ka qenë shpesh në qendër të kritikave për sjelljen e tij dhe kishte një përplasje edhe me ish-trajnerin Sormani që nuk e preferonte atë. “Në fillim e kam pasur të vështirë të ambientohem me kritikat e mediave, gazetave, tani jam mësuar. Me Sormanin nuk e di çfarë kishte me mua, nuk e njihja personalisht. Unë për vete bëja gjithçka në stërvitje. Tani jam ambientuar me Starovën, tani shpresoj të eci mirë”.

Për Mazrekajn, Partizani i këtij sezoni është shumë më i fortë se ai i edicioneve të kaluar, thjesht i mungon fati. “Për momentin, futbollin më të mirë e zhvillojmë ne. Kam katër vite te Partizani dhe këtë vit po luajmë futbollin më të mirë. Por këtë vit fatkeqësisht, nuk na ka ecur me pikët. Shpresojmë që kundërshtari të gabojë që të kemi edhe ne shanset për titull”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.