SPORT

Champions, Bayern e Real me një këmbë në çerekfinale

22:27 - 15.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madrid ka përmbysur ndeshjen dhe mposhti Napolin me rezultatin 3-1. Italianët ishin të parët që kaluan në avantazh me një supergol të Insigne në minutën e 8’, por golat e Benzema, Toni Kroos dhe Casemiro përcaktuan edhe fatin e ndeshjes. Ky rezultat i lë pak shpresa Napolit për përmbysje në ndeshjen e kthimit.




Ndërsa gjermanët e Bayern Munich kanë shkatërruar anglezët e Arsenal me rezultatin tenistik 5-1, duke e bërë thuajse të pamundur për topçinjtë e Arsene Wenger kualifikimin për çerekfinale. Robben, Lewandowski, Mueller dhe dy golëshi i Alcantaras i japin qetësinë skuadrës së Carlo Ancelottit për ndeshjen e kthimit. Goli i vetëm për Arsenal u shënua nga Sanchez i cili barazoi përkohësisht shifrat në 1-1.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.