OPINION

E rrezikshme: Kriza evropiane afrohet në Ballkan

22:22 - 15.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luftërat ballkanike të viteve 1990 duken si një kujtim i largët sot. Përveç kalimit të kohës, kriza të tjera  si agresioni rus kundër Ukrainës dhe konflikti i tmerrshëm në Siri e kanë shtyrë Ballkanin jashtë rendit të ditës. Por mundësia e ripërtëritjes së krizës në rajon po rritet dhe së shpejti mund të vendosë kërkesa të reja për politikën e SHBA-së në një kohë kur Uashingtoni është i preokupuar në një tranzicion të trazuar politik dhe është më i përqendruar në çështje të brendshme sesa tek problemet jashtë vendit.




Kriza që po zhvillohet në Ballkan, është pjesërisht rezultat i dështimit të vendeve të rajonit për të arritur progres domethënës demokratik pas rënies së komunizmit. Institucionet politike mbeten të dobëta, korrupsioni është endemik dhe nacionalizmi etnik është i përhapur. Organet kryesore të medias janë kapur nga shteti dhe politika është e dominuar nga “burra të fortë” populistë që polarizojë shoqëritë e tyre. Tensionet politike kanë hedhur “thumba të mprehtë” në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë, të cilat ishin qendrat kryesore të konfliktit në luftërat e mëparshme në Ballkan por konflikti është gjithashtu duke u përshkallëzuar në Maqedoni, Serbi, dhe madje edhe në Kroaci. Këto probleme i kanë dhënë Rusisë një mundësi për të zgjeruar ndikimin e vet politik nëpër Ballkan duke shfrytëzuar institucionet jofunksionale, ndarjet kombëtare dhe konfliktet historike. Situata është gjithnjë e më e rrezikshme dhe ka një rrezik për rritjen e radikalizmit që kërcënon edhe sigurinë e shteteve të brishta të Ballkanit dhe stabilitetin e Evropës si një e tërë.

Rreziku më urgjent është ai në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku Milorad Dodik, udhëheqësi i Republikës së Srpskas, pjesa me shumicë serbe e vendit, mbajti një referendum më 25 shtator duke e bërë këtë një ditë të veçantë pushimi për njësinë ekonomike, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. Dodik gjithashtu organizoi një festë luksoze të  paligjshme dhe ka përfshirë disa anëtarë të forcave të përbashkëta të armatosura të Bosnjësduke përçmuar bashkimin e ushtrisë, që ishte një histori e rrallë suksesi në integrimin vështirë të vendit, pasluftës. Të marra së bashku, këto ngjarje janë parë si përgatitje për shkëputje eventuale të Republikës Srpska nga Bosnja, një lëvizje entuziaste për Presidentin rus, Vladimir Putin, i cili kishte mirëpritur Dodik në Moskë tri ditë para referendumit shtatorit. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka paralajmëruar në mënyrë kërcënuese se kërcënimi i një lufte të re në Bosnjë është aq i fortë se “mund ta ndjesh në ajër.”

Ka pasur edhe një përshkallëzim të “luftës së fjalëve” mes Kroacisë dhe Serbisë, të përqendruar kryesisht rreth interpretime kontradiktore të historisë. Ministri i jashtëm i Serbisë, për shembull, akuzoi Kroacinë për “rehabilitimin e fashizmit”, pasi një gjykatë e Zagrebit ka anuluar aktgjykimin e 1946-ës kundër një kardinali katolik i cili kishte qenë i akuzuar për bashkëpunim me regjimin pro-nazist gjatë Luftës II Botërore. Qeveria kroate u përgjigj duke lejuar vënien e një pllakë që paraqiti sloganin fashistë “Za dom spremni” (Gati për Atdheun ) pranë memorialit të kampit të përqëndrimit “Jasenovac”, i cili është i njohur si “Aushvici i Ballkanit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.