Kryesore

Prokuroria kundër KQZ: Ka shkelur ligjin e dekriminalizimit për Prengën

15:54 - 16.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.
Prokuroria bëri publike disa fakte, mes të cilave e akuzon KQZ-në se ka pranuar formularë të vetëdeklarimit për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie pertej afatit ligjor, çka sipas saj është në kundërshtim me ligjin.

Por prokuroria nuk bën të ditur se për cilët persona  KQZ ka kryer këto veprime, por e akuzon atë edhe për faktin se ka qenë në dijeni se deputeti Armando Prenga ka qenë i dënuar në Shqipëri më parë dhe nuk ka bërë kallëzimin penal në prokurori ndaj tij.

Por ndërsa e ka njoftuar se zyrtarisht ka nisur hetimet për të, prokuroria i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërpresë mandatin e deputetit socialist Armando Prenga.

Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi kreu hetime për Prengën doli në përfundimin se, në shtetin italian rezulton të ketë precedentë penalë për vjedhje pasurish, marrje të pasurisë së vjedhur, falsifikim dhe dhënie identiteti të rremë në Milano.

Gjithashtu, Gjykata në Kurbin e ka dënuar atë me dënim të formës së prerë me 450 mijë lekë gjobë nën akuzën e falsifikimit të dokumentave. Këto të dhëna nuk ishin deklaruar më parë nga deputeti Prenga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.