Kryesore

Plas në Gjirokastër, kryebashkiakja e LSI shkarkon zëvendësin e PS

15:52 - 17.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përplasjet brenda koalicionit qeverisës kanë zbritur edhe në nivel lokal. Por ndryshe nga Rama e Meta që po përpiqen në maksimum të ruajnë ekuilibrat, në Gjirokastër përplasja PS-LSI është aq e madhe sa sot ka prodhuar edhe një “viktimë” politike, pikërisht shkarkimin e nënkryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Ylli Muho, përfaqësues i PS-së, prej kryebashkiakes së LSI-së, Zamira Rami.

Konfliktet mes Ramit e Muhos kanë qenë të hershme, ndërsa burime jozyrtare thonë se kryebashkiakja ka pohuar se shkarkimi është bërë me motivacionin “shkurtim i vendit të punës”. Deri tani Muho nuk ka bërë asgjë publike për mediat.

Ajo që dihet është fakti që Muho është shkarkuar me anë të një shkrese që i bënte të ditur largimin e tij nga posti që ushtronte.

Ylli Muho mbante postin e nënkryetarit në Bashkinë Gjirokastër dhe mbulonte njësitë administrative të këtij qarku. Ai ishte një propozim i Partisë Socialiste. Më herët ai ka ushtruar për dy mandate detyrën e kryetarit të Komunës Antigone.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.