Show-Bizz

E vërteta e sherrit Noizy–Enca, konflikti nisi që në dhjetor

23:33 - 20.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“The King and the Queen” duket se i kanë dhënë fund. Arsyeje e gjithë kësaj duket të jetë një deklaratë e Noizyt si i ftuar në “Xing Me Ermalin” e pastaj edhe intervista e Encas në “Privé”, ku dyshja kanë gjetur mangësi. Megjithatë, burime për “Bluetooth” bëjnë me dije se krisja e marrëdhënies mes tyre ka nisur që në fillim të dhjetorit.

Koncerti i fundit ku dyshja ka qenë bashkë daton në 27 nëntor të vitit të shkuar në Gjermani. Nëse kujtojmë gjatë verës Noizy dhe Enca kanë qenë kudo bashkë, duke korrur sukses me këngën e tyre, “BowDown”. Thuhet se dyshja kishte planifikuar që dhe mbrëmjen e ndërrimit të viteve të ishin së bashku në koncert, por problemet mes tyre kanë bërë që ky plan të anulohet.

Problemet mes Encës dhe Noizyt janë vënë re edhe nga pjesëtarët e tjerë të labelit, megjithatë nuk kanë ndërhyrë në këtë debat. Kontratat, koncertet, intervistat e pamiratuara më parë nga OTR janë vetëm disa nga arsyet që kanë çuar në acarimin e dy këngëtareve. Fansat e kanë marrë vesh këtë sherr, pas statuseve në “Facebook” që dy artistët kanë publikuar me akuza për njëritjetrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.