BLUETOOTH

Rike Roci: Shën Valentini im në Paris, i urrej arrogantët

23:24 - 20.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është padyshim një nga femrat më të komentuara shqiptare. Rike Roçi ësh të bërë e njohur për audiencën pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ndërsa tani identifikohet si tifozja më seksi e Kombëtares shqiptare. Teksa karrierën e saj si fotomodele e zhvillon në Itali, Rikja tregon se nuk planifikon të rikthehet në vendin tonë. “Nuk më pëlqejnë prapaskenat shqiptare, ka shumë intriga”, thotë modelja për “Bluetooth”. Megjithatë, bukuroshja nga Durrësi vazhdon të jetë prezente në mediat shqiptare, herë me të vërteta, e




herë me thashetheme që atë e shqetësojnë jo pak. “Më lodh kur lexoj gjëra për veten që nuk janë aspak të vërteta. Këtë e kam shumë bezdi”, shpjegon ajo.

Rike edhe pse jeton larg Shqipërisë, vazhdon të kesh vëmendjen e publikut shqiptar. Me çfarë po merresh aktualisht?

Kjo ka qenë një periudhë që kam shëtitur shumë dhe nuk kam pasur kohë të merrem me punën. Domethënë, kam marr një periudhë pauze.

Ke ndonjë projekt të ri që mund të të kthejë në vendin tonë?

Në Shqipëri jo, asnjë projekt, pasi nuk më intereson të punoj andej. Nuk më pëlqejnë prapaskenat shqiptare, ka shumë intriga.

Që nga viti i shkuar je bëre pjesë edhe e televizioneve italiane, duke u shfaqur në emisione sportive. E sheh veten në rolin e prezantueses së një emisioni të tillë?

Do ishte shumë për mua, jam modeste. Por do më pëlqente.

Cilat janë objektivat e tua për të ardhmen në këtë fushë?

Siç thashë më parë, jam në një periudhë pushimi. Në pranverë do sjell një set të ri fotografik me veshje intime.

Po si modele, çfarë synimesh ke?

Në fakt, nuk jam shumë e gjatë për të qenë modele.

Së shpejti në Shqipëri nis “Big Brother” dhe ti ke qenë një nga konkurrentet. Je penduar për atë eksperiencë?

Nuk jam penduar aspak, pasi aty kam qenë unë, domethënë vetvetja. Ka qenë një eksperiencë e bukur për mua, edhe pse në Shqipëri kush ka marrë pjesë në “Big Brother” paragjykohet.

U bën vite tashmë që je një emër i njohur. Cilat janë momentet kur fama të lodh vërtetë?

Më lodh kur lexoj gjëra për veten që nuk janë aspak të vërteta. Këtë e kam shumë bezdi.

Duhet thënë se je vërtetë në formë. Si kujdesesh për veten?

Për disa kohë fillova palestrën, por e lashë. Jam vërtet

me fat, sepse nuk bëj asgjë dhe më pëlqen shumë ushqimi.

Por tani po mbaj dietë (qesh).

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.