POLITIKË

Zv/kryebashkiaku i shkarkuar i PS akuzon kryebashkiaken e LSI në Gjirokastër

18:51 - 20.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-nënkryetari socialist i bashkisë së Gjirokastrës Ylli Muho reagon pas shkarkimit nga kryebashkiakja e LSI-së, Zamira Rami.

Në një intervistë për  televizionin lokal, Muho e akuzoi rëndë kryebashkiaken, duke e cilësuar sit ë paditur dhe mbi të gjitha arrogante. Megjithatë, Muho nuk pranoi të tregonte shkaqet e shkakrimit nga detyra.

“Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të shëmtuara kryetarja e Bashkisë Gjirokastër Z.Rami ka thyer rëndë marrëdhënien institucionale, politike, njerëzore si dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve. Unë i kërkoj ndjesë gjithë socialistëve, qytetarëve të Gjirokastrës që kam punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë që shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar. 64% e fitores së të majtës në pushtetin vendor në Gjirokaster ju takon pikërisht socialistëve, që ajo i denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë”, tha Muho.

Kjo ngjarja ka shkaktuar mjaft debate midis PS-së dhe LSI-së, marrëdhëniet e të cilave paraqiten mjaft të tensionuara prej muajsh.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.