Show-Bizz

I tha Luana Vjollcës publikisht ”na çau t…”, reagon këngëtarja

23:40 - 21.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pjesëmarrja bashkë me motrën e saj Inis Gjoni te emisioni i Luana Vjollcës, nuk ka rezultuar dhe aq mirë për Ingrid Gjonin.

Ditën e sotme është publikuar momenti kur ajo e lodhur nga loja që po luante, duket se thotë për Luana Vjollcën ”Na çau trapin”.

Mirëpo Ingrid Gjoni ka reaguar, duke shpjeguar se si qëndron në fakt e vërteta, ja reagimi i saj.

Më vjen shumë keq që u bë e madhe kjo gjë… Luana Vjollca është një vajzë e shkëlqyer dhe mikeshë shumë e mirë e imja. Ajo ç’ka u shkrua dhe u dëgjua sot me hedhjen e videos në Youtube, nuk ka të bëjë me Luanën. Unë si natyrë nuk i pëlqej shumë lojërat e tejzgjatura ndaj dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e shakasë me Rolandin. Gjithë kohën është folur për lojën dhe asnjë moment për moderatoren. Gjithsesi ju duhet të jeni të lumtur se lajme doni të bëni, edhe kur bëhet fjalë për një lojë. Që të jeni të qetë, ishte për lojën e tejzgjatur, jo për moderatoren”, – sqaron Ingrit Gjoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.