POLITIKË

Kush është këshilltari i ri i “suksesshëm” i Ramës

18:46 - 23.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Facebook se Lulzim Rafuna ka pranuar rolin e këshilltarit në kabinetin e Kryeministrit të Shqipërisë për Doganat dhe Tatimet. Por ndryshe nga çfarë shkruan Rama se Rafuna ka patur “një eksperiencë të suksesshme në drejtimin e doganave të Kosovës”, ai është akuzuar disa herë për shpërdorim detyre.

Rafuna është kallëzuar penalisht për shmangien e pagesave të taksave doganore për veturën e tij. Kështu këshilltari i ri i Ramës akuzohet për lirimin e paligjshëm nga taksat doganore të veturës personale.

Rafuna është akuzuar nga mediat në Kosovë edhe për vendime në interes të grupeve të Partisë Demokratike të Kosovës, apo edhe për marrjen në punë të njerëzve të afërt me të dhe me PDK-në.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.