AKTUALITET

Merr fund ankthi, ish i persekutuari politik zbret nga vinçi

17:38 - 23.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka përfunduar pa pasoja drama e 61 vjeçarit, ish i persekutuar politik, i cili për rreth 60 minuta kërcënoi se do të hidhej nga një lartësi, duke bërtitur me të madhe se: “Dua lekët e mia”.  Pasi është ngjitur në majë të vinçit, ai ka nisur të heqë rrobat. Fill pas kësaj ai ka marrë edhe një flamur kuq e zi, të cilin ka nisur ta valëvis nga lartësia mbi 100 metër.

Pas 1 orë në majë të vinçit, Zhuri ka zbritur nga lartësia, pas negociatave me policinë. Kjo ishte e hera e tretë që Xhemal Zhuri ndërmerrte akte të tilla duke kërcënuar me vetëvrasje. Ish i përndjekuri politik kërkonte të merrte këstin e 6 të dëmshpërblimit të tij. Ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të hidhet nga lartësia, (2012 dhe 2015) ku dy vite më parë po nga ky vinç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.