Show-Bizz

Nuk e fsheh më, Çiljeta mesazh dashurie për Alban Hoxhën

19:08 - 23.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe pse është përpjekur shumë që jetën private ta mbajë larg fokusit mediatik, duhet se tashmë është dorëzuar. Çiljeta ditën e djeshme ka postuar një mesazh të fortë dashurie. Për asnjë nuk është më një sekret historia e dashurisë që këngëtarja seksi ka me portierin simpatik të Partizanit, Alban Hoxha.

“Do të vijë një ditë që dikush do të dojë aq shumë sa do të shohë te ti të bukurën e dheut. Dhe ska për ti interesuar as ngjyra e lëkurës, as e syve, as sa e gjatë apo e shkurtër je. Sepse çdo njeri e ka dikë diku që e pret. Çdo njeri e ka fatin e tij!”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram. Çifti filloi të përflitej vitin e shkuar për një lidhje mes tyre, megjithatë të dy e mohuan në atë kohë. Tanimë edhe pse të kursyer në daljet publike, Albani dhe Çili nuk e fshehin më dashurinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.