POLITIKË

Patozi ironizon Majkon: I kërkoi ndjesë “Rilindjes” për foton e të birit me dy gishta

18:54 - 24.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i PD-së Astrit Patozi ironizon kolegun Pandeli Majko, pas ndjesës që ky kërkoi lidhur me foton e të birit me dy gishta lart. Patozi thotë se protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon që ta marrë me sportivitet jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit. Më poshtë postimi i tij i plotë:

EDHE “RILINDJA” NUK MENDON NJESOJ PER ZGJEDHJET

Po të kishte ndjekur kriterin e Pandit, që i kërkoi “Rilindjes” ndjesë për të birin, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë nja 10 herë deri tani vajzën (Anika Dokle), dhe prapë të mos ishte shlyer tamam me partinë e vet. Kjo do të thotë se edhe në PS nuk kanë “rilindur” të gjithë në të njëjtën masë, pavarësisht se sa kohë e ngrejnë të gjithë njësoj kartonin ditën e enjte e ke vështirë t’i ndash.

Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë. Sepse zgjedhjet e lira me sa duket paskan një kuptim edhe më të gjërë, se sa thjesht vota në kutinë e fshehtë një herë në katër vjet. Ato të ndihmokan për të njohur dhe kuptuar më mirë edhe familjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.