POLITIKË

Rama në Sarandë prezanton ligjin për pakicat

17:44 - 25.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e kësaj të shtune në Sarandë, për të prezantuar ligjin e ri për pakicat që po hartohet nga qeveria e tij.

Në fjalën e tij në këtë event, Rama ka deklaruar se, identiteti i minoritarëve nuk është një çështje e tyre, por i shtetit ku ata jetojnë.

“Kjo është një kredo që vjen nga historia e thjeshtë dhe e përbashkët e fshatrave, ku shqiptarët dhe minoritarët kanë jetuar si vëllezër dhe si motra, pa pasur probleme dhe kanë ndarë barrën e shqetësimeve dhe gëzimet me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Rama.

Ai është shprehur se këtë kredo qeveria e tij dëshiron vetëm ta përforcojë. “Ta përforcojmë duke çuar më tutje cilësinë e legjislacionit tonë. Duke veçuar punën e nisur për hartimin e një ligji specifik për pakicat, ne jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka saktësuar më tej se, ligji i ri do të garantojë të drejtat arsimore të pakicave dhe se në këtë drejtim do të shihet mundësia e hapjes së zyrës arsimore për minoritetet e Dropullit dhe Finiqit.

Gjithashtu, “do krijohet një fond i posaçëm për pakicat kombëtare, që do bëjë të mundur realizimin e projekteve sociale për to”, ka shtuar Rama.

Ai është ndalur edhe tek çështja e pronave, duke nënvizuar se nga vjedhja e tyre e kanë pësuar të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm minoritarët, por për këtë ka edhe një zgjidhje.

“Vettingu. Shqipëria duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga kthetrat e këtyre njerëzve që i kanë bërë këtij vendi atë që s’ia ka bërë asnjë pushtues dhe as diktatura. Lëvizjet e trojeve i kanë shkaktuar ata, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, ka vijuar Rama.

Në këtë drejtim, ai i ka drejtuar një apel edhe ish-aleatit të tij, Vangjel Dule. “Çfarë bën Vangjeli në çadër dhe pse nuk vjen në Parlament të votojë vettingun”, ka thënë Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.