POLITIKË

Basha takon artistët në çadër: Ta ngrejmë ndershmërinë në piedestal

12:35 - 26.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lulzim Basha bashkëbisedoi sot me artistë të njohur në ditën e nëntë të qendresës qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Në Sheshin e Lirisë sot ishin të pranishëm artistë dhe student të artit, mes të cilëvë Suela Konjari, aktore, Artan Peqini, pedagog në Universitetin e Arteve, Solen Alla, tenor, Julian Deda, aktor dhe Rudin Sata, tenor në TOB.

Ata ndanë mendimet dhe përjetimet e tyre për gjendjen e kulturës dhe të artistëve në vend sidomos për lirinë dhe vlerësimin e artistëve. Si intelektualë të vetëdijshëm ata folën edhe për gjendjen politike dhe shoqërore dhe sidomos për nevojën e njerëzve për të reaguar dhe për të ngritur zërin.

Atan Peqini, pedagog në Universitetin e Arteve, u shpreh se protesta po fillon një ere e re për Shqipërinë e cila ka nevojë për një republike të re.

Ai tha se “ka ardhur koha që në piedestalin politik shqiptar të ngrihet ndershmëria”

Julian Deda u shpreh se protesta është një leksion qytetarie për të gjithë. “Ju falenderoj për këtë qendresë në këtë çadër sepse është një leksion qytetarie dhe po e ktheni protestën në një institucion. Ne s’duhet të kemi frikë të themi atë që mendojmë pavarësisht nga qeveritë. Duhet ti themi gjërat sepse kështu bëhemi vend më i mirë”, tha Deda.

Rudin Sata, tenor në TOB denoncoi qeverinë që po zhduk memorien e kombit. Ai deklaroi se Durrësi është kthyer në Alepo. “ Bëni si të doni, por edhe sikur një të ngelet në këtë çadër Rudi Sata do jetë këtu në grevë urie”, tha Sata.

Aktorja Suela Konjari, pasi denoncoi krizën e thellë ku e ka futur qeveria artin kërkoi largimin e qeverisë Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.