POLITIKË

Armando Prenga, letër Ilir Metës: Dorëzoj mandatin e deputetit

16:07 - 27.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një kohë që kishte nisur ‘lufta’ mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatij e tij, Armando Prenga i paraqet dorëheqjen Kuvendit.
Kërkesa është firmosur më 25 shkurt, pikërisht në ditën kur Prokuroria e Përgjithshme i rikërkoi KQZ-së heqjen e mandatit të Prengës, por është dorëzuar pranë organeve të Kuvendit këtë të hënë.
Në letrën e tij Prenga thekson se ligji i dekriminalizimit nuk parashikon në asnjë rast ndërprerje të mandatit të të zgjedhurit, por dënim me gjobë, megjithatë ai ka zgjedhur të dorëzojë mandatin për qetësinë e familjes së tij.
“Por dëshiroj tju informoj, ju z. Kryetar dhe opinionin publik se ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve, por një dënim me gjobë, siç është rasti im. Por, për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër, se heq dorë, sot dhe gjithmonë, nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më kanë ngarkuar”, shkruan Prenga në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.