POLITIKË

Protesta e veçantë e PD-së, projekton SMS tek muri i kryeministrisë

23:33 - 27.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Protestuesit e PD-së gjetën dje një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë. Ata projektuan në murin e kryeministrisë, gjejeni çfarë? Jo më urime për Vitin e Ri dhe Shën Valentinin, por parrulla anti-Rama.

Ndërkohë, intelektuali i njohur, Edmon Tupja ishte në Sheshin e Lirisë, në një bashkëbisedim me qytetarët për protestën dhe kërkesat që kanë sot shqiptarët.

“Unë e di që që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme, dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpatizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar dhe të indinjuar.Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”, tha Tupja.

Pasi hoqi paralele mes protestës së Rumanisë dhe qëndresës së qytetarëve shqiptar, Edmond Tupja bëri thirrje për vazhdimësi.

“Ju si rini keni një burim të pashtershëm force, por duhet të flisni me të gjithë nejrëzit që takoni për t’u përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje. Sepse betejat zgjasin. Duhet të mësohemi me këtë edukatë të vepruari e cila është edukatë demokratike. Duhet këmbengulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.