POLITIKË

Basha u premton pensionistëve: S’ka pension nën 25 mijë lekë

18:20 - 28.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Protesta qytetare me në krye Lulzim Bashën ka hyrë ne ditën e saj te 11. Ne çadrën e vendosur në bulevard, e cila tashmë quhet “Çadra e lirisë”, vazhdojnë te qëndrojnë qindra njerëz të cilët thonw se ndjehen të harruar nga kjo qeveri por jo vetëm.

Basha ka mledhur sot në “Çadrën e lirisë” pensionistët duke ndarë me ta shqetësimet me të cilën përballen cdo ditë.

Basha u shpreh se kjo qeveri jo vetem që nuk mbajti premtimet e dhëna, por kjo qeveri i ka bërë më të varfër këto katër vite. Ai vijoi më tej duke premtuar se në qeverinë e tij nuk do te ketë pension minimal nën 25 mijë lekë.

“Kauza jonë është të dëgjojmë nga parlamenti i vërtetë i republikës së re që po lind, problemet e vërteta që qeveria fasadë, parlamenti fasadë i republikës së krimit nuk do t’i dëgjojë. Sepse nuk do të ballafaqohet me dështimet e tyre. Premtuan rritje pensionesh. Premtuan se pensionistët shqiptarë do të kishin fuqi blerëse më të madhe. Sot realiteti flet vetë. Pensionet nuk janë rritur as sa vlera e indeksimit të inflacionit. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo? E dini fare mirë se çfarë do të thotë kjo”, ka vijuar Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.