Show-Bizz

Ermal Mamaqi letër prekëse në 38-vjetorin e lindjes së Dr.Florit

19:18 - 28.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në përkujtim të 38-vjetorit të lindjes së Dr. Flori miqtë dhe shokët ndjejnë mungesën e tij dhe nuk e kanë harruar. Edhe pse u mbushën me shumë se 2-vjet që Dr. Flori u nda nga jeta, miku i tij më i afërt Ermal Mamaqi  i dedikoi nje urim prekës.

Më mori malli Flor…

Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon.

Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës.

Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjeter: – Pse sa është ora?

Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim.

Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj.

Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë.

Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd.

Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë…

Ma do mëndja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon.

Kushedi sa bukur do jetë…

Më mori malli Flor…

 

Për lajme të tjera të “Gazetës Shqiptare”, pëlqeni faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.