POLITIKË

Adri Nurellari: Pse po dorëhiqem nga kabineti i Hashim Thaçit

19:49 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adri Nurellari, politilog dhe këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dje dorëheqjen nga ky post. Në një postim në “Facebook”, Adri thotë se po e bën këtë në emër të lirë së mendimit dhe veprimit.




“Dua t’ju informoj se prej sot nuk jam më Këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi kam vendosur t’i rikthehem vokacionit tim për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike. Pra do përpiqem që të bëj atë që më pëlqen më shumë dhe që mendoj se e bëj më mirë.

I shpreh mirënjohjen Presidentit Thaçi për besimin që më ka dhënë dhe për bashkëpunimin e afërt, në më shumë se tre vjet. Kam konsideratën më të lartë për të, kam mësuar shumë prej tij dhe prej përvojës së përfituar gjatë punës që kam bërë në ekipin e tij.

Jam krenar që kam shërbyer për këtë periudhë të gjatë pranë politikanit shqiptar më të suksesshëm, i cili besoj se është një ndër kontribuesit më të mëdhenj për çështjen kombëtare në historinë bashkëkohore të popullit shqiptar. Jam gjithashtu i sigurt se Z. Thaçi ka për ta përmbushur me sukses mandatin e Presidentit, duke vendosur një standard të ri të lartë në këtë detyrë.

Po ashtu, dëshiroj t’i falënderoj përzemërsisht kolegët e Kabinetit të Presidentit për bashkëpunimin e ngushtë e të frytshëm, si dhe për frymën tejet miqësore. Mburrem që isha pjesë e këtij ekipi të shkëlqyer profesionistësh e patriotësh të përkushtuar, të cilëve u uroj punë të mbarë dhe sa më shumë arritje”, shkruan Nurellari në “FB”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.