BOTA

Debati për ligjin/ Dygjuhësia në Maqedoni që prej vitit 1957

11:52 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa një debat shumë i nxehtë ka përfshirë Maqedoninë, por jo vetëm, për dygjuhësinë, mediat maqedonase publikojnë fakte të reja. Një dëftesë që daton në vitin 1957, tregon për herë të parë aplikimin e dygjuhësisë në shtetin fqinj. Si shihet edhe në foto, dëftesa e lëshuar nga institucioni arsimor, është në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht. Ishte pikërisht dygjuhësia, kushti i vendosur nga partitë shqiptare, që “prishi” marrëveshjen me Gruevskin. Pas bashkimit të mandatëve me liderin e LSDM, Zoran Zaev, ish kryeministri Gruevski bëri thirrje për protesta. “Po përgatitet skenarë në disa hapa për dygjuhësinë, sulm mbi untaritetin e shtetit dhe kantonizim” u shpreh ai. Megjithatë sipas BDI-së edhe VMRO-DPMNE e kishte pranuar ligjin. “Propozim-Ligji për gjuhën shqipe ka qenë identik me ate që e ka pranuar LSDM. Ka ndonjë ndryshim minimal. Tani VMRO-DPMNE luan lojën e dyftyrësisë. Pengesat kanë qenë tek Prokuroria Speciale”, u shprehën funksionarë të BDI-së.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.