SPORT

Disiplina, Partizani 4 ndeshje pa tifozë dhe zhdëmtim stolash

13:56 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Kukësi-Partizani. Në mbledhjen e sotme, Disiplina ka dënuar me katër ndeshje pa tifozë Partizanin. Ndërkohë që ky komision ka kërkuar që KF Partizani të zhdëmtojë stolat e thyer në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit. Mirëpo, nuk ka kaluar pa gjobë edhe klubi i Kukësit. Për dështim në përmbushjen e përgjegjësive me pasojë sjelljen e gabuar të tifozëve, klubi verior është dënuar me 100 mijë lekë. Ja vendimet: “KF ‘Partizani’ për sjellje të gabuar të tifozërisë së saj në mënyrë të përsëritur, dënohet me katër ndeshje pa spektatorë në ndeshjet e radhës. Detyrohet KF “Partizani” të zhdëmtojë stolat e thyer në stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin e Kukësit. KF “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive me pasojë sjelljen e gabuar të spektatorëve të saj, dënohet me 100.000 (njëqindmijë) lekë”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.