Kryesore

VIDEO/ Përmbarimi në Durrës bllokon punimet tek “Veliera”

10:33 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vendimi i datës 16 shkurt i Gjykatës Administrative për bllokim të punimeve në sheshin “Veliera” në pjesën ku kanë dalë zbulime arkeologjike, është vënë në zbatim sot nga shërbimi përmbarimor në Durrës.

Inspektorët e Përmbarimit kanë vendosur shiritin e bardhë të bllokimit të punimeve ndërkohë që kjo solli edhe reagimin e kryetarit të bashkisë në sheshin “Veliera”.

Kryebashkiaku Vangjush Dako tha në një prononcim për GSH.al se ky është një vendim absurd i gjykatës dhe i shërbimit përmbarimor, pasi bllokimi i punimeve është bërë që në datën 4 shkurt nga bashkia Institui i Arkeologjisë.

“Kjo vepër po manipulohet nga ana e protestuesve për të bllokuar punimet që duhet të mbarojnë para 18 qershor”, tha Dako për GSH.al.

 

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.