POLITIKË

Edi Rama paralajmëron Gjorgje Ivanov: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

21:46 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vendimi i Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për të mos mandatuar Zoran Zaev si kryeministrin e ri, ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Duke iu referuar arsyetimit të Ivanov, se platforma e Zaev është antikushtetuese pasi në të parashikohet edhe pika për shëndrimin e gjuhës shqipe në gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni, Edi Rama nuk e ka përtypur aspak këtë gjë dhe i është drejtuar presidentit maqedonas, me një gjuhë jo krejt diplomatike dhe pse jo të drunjtë: “Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”. Kështu shkruan Rama në rrjetin e tij social, me fjalë të cilat më shumë se këshilluese, ngjanjë qartazi paralajmëruese. Sidomos në kohën kur situata në Maqedoni është pak të thuash e tensionuar, dhe vendimi i Presidentit Gjorgje Ivanov për të mos mandatuar Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re, është qartazi benzina e hedhur në zjarrin që as BE-ja dhe SHBA-ja sëbashku nuk po arrijnë ta shuajnë dot.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.