SPORT

Interi do Conte-n, ofron deri në 15 milionë euro në sezon

18:45 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duke iu referuar të përditshmes torineze “Tuttosport” është arritur edhe një marrëveshje paraprake përsa i përket kontratës  së trajnerit puljez. Sipas kësaj të përditshmeje Interi i ka ofruar 15 milion euro në sezon, për 4 vitet e ardhshme. Shifër që është pranuar nga përfaqësuesit e trajnerit, të paktën duke ju referuar “Tuttosportit”.

Gjithashtu përflitet se grupi “Sunning” që zotëron shumicën e aksioneve të Interit është i gatshëm ti akordojë mbi 400 milion euro teknikut, shifër që do të shpenzohet për të kryer afrime në Merkato, me qëllim ringjitjen e ziklatërve në majat e futbollit Italian dhe atij europian. Megjithatë për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve dhe vetë përfaqësuesit e Antonio Contes nuk janë shprehur në lidhje me një akord të mundshëm me klubin Italian, për më shumë që Conte është ende nën kontratë me Chelsean dhe është i përqëndruar tek gara për  titull në Premier League, me blutë që kryesojnë renditjen e kampionatit anglez.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.