POLITIKË

Komentuesi -Berishës: Sill fakte për ministrat me dashnore, ish-kryeministri: Pse heshtin qeveritarët

13:55 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha postoi një status në Facebook, ku tregonte me emra ministrat e kabinetit Rama që kishin fjetur me dashnoret në hotelin e Klementin Balilit, “Santa Quaranta”. Por mes gamës së komenteve të mbërritura në adresën e Berishës, ka patur edhe skeptik. Njëri prej tyre, Dardan Sejdiu, i ka kërkuar që të sjellë fakte për ato që po thoshte dhe mos të fliste me gjuhën e urrejtjes. Nuk ka vonuar edhe përgjigja e ish kryeministrit, që po me një status në FB, i ka radhitur komentuesit, por edhe të tjerëve arsyet pse ministrat e qeverisë Rama, nuk reagojnë në lidhje me skandalet ku është përfshirë emri i tyre.




“Muaj më parë mediat greke shkruan se M.Kodheli ka punuar në vitet 90-të si vallëtare striptease në klube nate të Athinës. Kjo akuzë nuk kishte asnjë lidhje me opozitën. Për çudinë e qytetarëve dhe mediave shqiptare, Kodheli ministre, person publik, në vend që të përgënjeshtronte publikisht këto shkrime dhe në raste ato nuk ishin të vërteta të ngrinte padi për shpifje të rëndë ndaj autorëve të tyre dhe të informonte për këtë publikun, ajo reagoi apo u përgjigj habitshëm veteë me një frazë të ish kryeministres së ndjerë Thatçer, frazë që u interpretua gjërësisht edhe nga media të vendit si krejt e pamjaftueshme, madje thjesht si një gjethe fiku. Fakti që Kodheli nuk zgjodhi ballafaqimin në gjykatë me autorët e shkrimeve, do apo nuk do të bën të mendosh se ajo nuk përballej dot me ta për shkak të fakteve që ata mund të disponojnë!

Po kështu Bushati, ministri i jashtëm i vendit u akuzua nga media të mëdha botërore se gjatë vizitës së tij zyrtare në Brazil ai frekuentoi një shtëpi publike. Çfarëdo që të thoni ju, kjo nuk është një akuzë e imja as dhe e ndonjë opozitari tjetër. Përsëri unë mendoj se në këtë rast kryediplomati i Shqipërisë por dhe i çdo vendi, në rast se një akuzë tillë nuk ishte e vërtet, detyrimisht duhet të hapte padi penale ndaj autorit të saj. Por ai nuk e ka bërë këtë ndonëse i është kërkuar dhe në parlament. Ai nuk e ka bërë këtë, jo për të respektuar lirinë e mediave por duket nga frika se autori i artikullit do të dorëzonte në gjykatë filmin apo dokumenta të tjera të skandalit.Së fundi zotëri, nuk është opozita as dhe unë ata që kanë zbuluar ekzistencën e videove të Santa Quaranta me skena erotike të ministrave të kësaj qeverie me dashnoret e tyre. Për këtë skandal, për këto video shqiptarët i ka informuar jo opozita por vet ish ministri i drejtësisë i kësaj qeverie, Ylli Manjani, i cili ka disponuar zyrtarisht dosjen Balili. Zoti Manjani, në harkun kohor 10 ditor deklaroi për së dyti se ai ka parë video të filmuara në Santa Quaranta me skena erotike të ministrave të kësaj qeverie me të dashurat e tyre. Pas kësaj deklarate të bujshme të ministrit Manjani, e cila duhet pranuar se është bërë pas shkarkimit të tij, normalisht pritej përgënjeshtrimi dhe hedhja poshtë e saj nga qeveria”, thuhet ndër të tjera në statusin e Berishës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.