POLITIKË

Lulzim Basha: Republika e vjetër u shndërrua në strofkën e krimit

11:53 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim që ka pasur me protestuesit ka diskutuar në lidhje për drogën, që sipas tij, ka mbuluar vendin. Në ditën e 12 të protestës së opozitës, Basha e cilëson lëvizjen e 18 shkurtit, si të paprecedentë në Shqipëri. Ai ka pohuar se do të largojnë qeverinë e bërë njësh me krimin dhe se fitorja e tyre është e pashmangshme.

“Do largojmë qeverinë e bërë njësh me krimin. Fitorja është e pashmangshme, kauza jonë po triumfon! Republika e vjetër ra ‘pre’ e krimit, u shndërrua në strofkën e krimit. Në katër vjet ia dolën të shkatërrojnë një shtet të tërë dhe të kthejnë në mbrojtje të kriminelëve. E nisën duke ‘ekzekutuar’ kupolën e drejtuesve të lartë të policisë. Kriminelëve iu hap rruga duke spastruar policinë nga oficerët e ndershëm dhe vendosën në kupolën drejtuese njerëz të lidhur me krimin, bandat e drogën.” Duke vijuar më tej bashkëbisedimin e tij me qytetarët, numri një i partisë demokratike nuk la pa përmendur edhe Arben Frrokun: “Si u arratis Arben Frroku? Pse u fsheh për 3 muaj kërkesa e ekstradimit të Mark Frrokut? Sepse policia i bindej urdhrave të një ministri të lidhur me kriminelët. Vendosja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ishte pika e parë e planit. Pika e dytë ishte vendosja në drejtimin e policisë elementëve të lidhur me krimin. Kjo solli mbulimin e vendit me drogë, përfitimet e të cilës shkojnë në duart e kupolës kriminale, të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.