POLITIKË

Merkel i “tërheq veshin” opozitës: Nuk mund të imponoheni me dhunë

15:06 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një reagim për protestën e opozitës ka ardhur dhe nga kabineti i Angela Merkel. Nëpërmjet zëdhënësit të kancelares, Steffen Seibert ajo i bën thirrje PD që mos të bëjë thirrje për dhunë. Sipas Seibert, qëllimet politike të opozitës janë kontroverse. Në fjalën e tij, zëdhënësi i Merkel nuk harron pa shprehur mbështetjen edhe për reformën në sistemin gjyqësor që po bëhet në Shqipëri.




“Ajo që mund t’iu them është se qeveria federale e Gjermanisë mbështet kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Siç e dini, Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa drejt një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor.Gjermania asiston dhe e mbështet në mënyrë të veçantë këtë proces të Reformës në Drejtësi, duke dërguar edhe gjykatës gjermanë në misionin EURALIUS. Është në interesin e popullit të Shqipërisë, shumica e të cilit, meqë ra fjala, e dëshiron reformën e lartpërmendur, që të ecë përpara në këtë proces. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të punojnë së bashku në Parlament. Nisur nga kjo, qeveria federale e Gjermanisë i bën thirrje të gjitha partive politike të Shqipërisë të zbusin mosmarrëveshjet. Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione politike kontroverse”, deklaroi Seibert.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.