Show-Bizz

Modelja e pasarelave i bashkohet gazetarisë sportive në TVSH

19:02 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër bukuroshe e pasarelave i bashkohet gazetarisë sportive. Pejana Elezi do të jetë një tjetër imazh i sportit në TVSH. Me bjonden seksi jemi mësuar në rrjetet sociale, nëpërmjet fotove “hot” që ajo hedh. Ndaj dhe të gjithë sportdashësit, tashmë do të kenë një arsye më shumë për të parë emisionin e saj.

Është bërë tashmë e modës që bukuroshet të angazhohen me emisione sportive, por Pejana është një tifoze e çmendur. Prej shumë vitesh tashmë ajo bën tifo për Tiranën, por ndjek gjithmonë dhe futbollin e huaj.

Nuk është aspak habi që ajo njeh të gjithë lojtarët dhe performancën e tyre. Mbetet për t’u parë sesi do të përshtatet kjo sex-simbol para kamerave, ku do ti duhet të komentojë rreth sportit shqiptar. “Panorama Sport” e ka pyetur Pejanën për futbollistin e saj të preferuar në Kombëtare dhe ajo përgjigjet:

“Elseid Hysaj. Është shumë i talentuar dhe profesionist. I ndjek shpeshherë performancat e tij te Napoli dhe Kombëtaren kuqezi. Ndërsa, për sa i përket lojtarit tim të preferuar në botë, pa dyshim që është Andres Iniesta, një legjendë e Spanjës dhe Barcelonës. Më pëlqen shumë edhe stili i lojës së tij”.

Nga klubet shqiptare, Pejana Elezi nuk e fsheh simpatinë për ekipin e Tiranës.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.