POLITIKË

“Shpërthen” Kokëdhima: Nuk ka zgjedhje të lira, ndaj nuk ka as shtet ligjor

17:37 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” Koço Këdhima u shpreh se qeveria nuk mund të shpërfillë kërkesën e opozitës që kërkon ndryshimin e sitemit aktual të votimit, përmes votimit elektronik. Kokëdhima tha se mbështet protestën demokratike të opozitës dhe paralajmëroi se zgjedhjet janë në rrezik pasi mund të blihen nga paratë e kanabisit.

Ai mbajti një fjalim para mbështetësve në Durrës.

Ideja se po bëjmë shtet shndërrohet në demagogji nëse përpjekjet për ngritjen e shtetit të së drejtës nuk bazohen mbi një sistem të sigurt të zgjedhjeve të lira. Reforma zgjedhore që garanton zgjedhje të paqortueshme është mëma e reformave. Zgjedhjet me standarte nuk janë përfitim për opozitën, por fitore e padiskutueshme për popullin dhe Shqipërinë. Ne nuk paragjykojmë aksionin e opozitës për aq kohë sa protesta e saj mbetet paqësore. Jam i bindur që në manifestimet e 18 shkurtit ishin shumë qytetarë që nuk kërkojnë thjesht që të ikë Rama dhe të vijë Basha. As thjesht të ikë një palë dhe të vijë një palë tjetër.Protesta e atyre mijëra e mijëra qytetarëve duhet të lexohet me shumë kujdes. As një vend tjetër në rajon dhe botë nuk është në këtë situatë, nuk diskuton zgjedhjet. Në Shqipëri për shkak se nuk ka zgjedhje të lira nuk ka shtet ligjor”, tha Kokëdhima.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.