BOTA

Vidhnin apartamente në Itali, kapen 4 shqiptarë/ Emrat

14:19 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Katër të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane. Bëhet fjalë për Alban Brahjan 35 vjeç, Gerardo Kolajn 29 vjeç, Nikoll Kolën 20 vjeç, si dhe Luigj Lekgegajn 35 vjeç. Ata ishin kthyer në tmerrin e qytetit të Xhenoas, ku pas një hetimi janë netraulizuar nga policia italiane. Sipas autoriteve italiane, ata kanë kryer dhjetëra vjedhje gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo, teknika që të rinjtë përdornin ishte e pazakontë. “Skifterët” ngjiteshin nëpërmjet tubave të gazit ose skelave në katet e sipërme, thyenin dritaret dhe rrëmbenin të gjitha sendet me vlerë që iu dilnin përpara. Në dhjetë ditë, banda e hajdutëve ka vjedhur pesë herë në Valpolcevera në Mignanego dhe Serra Riço, duke grabitur bizhuteri me vlerë dhe para. Tashmë pritet vendimi për katër shqiptarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.