DOSSIER

A kishte kontrabandë në kohën e Enverit? Ja dokumenti i provës

19:59 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




A kishte kontrabandë në kohën e regjimit komunist? Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme ka publikuar një dokument interesant në “Facebook” që dëshmon veprimtarinë e kontrabandës në vitet ’66 – ’91.

 

Një dokument i kontrabandës së Sigurimit

 

Kastriot Dervishi

 

Për herë të parë i bëhet i njohur publikut një dokument i kontrabandës së cigareve (ka dyshime edhe për mallra të tjera) që zhvillonte shteti komunist në hapësirën kohore midis viteve 1966-1991. Aktiviteti fillimisht kryhej nga Ministria e Tregtisë, por më pas kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nëpërmjet rrugës tokësore (nga Hani i Hotit), futeshin në Shqipëri kamionë me cigare, të cilat shteti komunist i blinte nga firma zvicerane. Këto magazinoheshin afër bregut të detit dhe më pas trafikoheshin me anije apo skafe të huaja që vinin në bregdetin tonë. Nga trafikantët e huaj, pjesa më e madhe ishin mafiozë italianë. Qëllimi i tranzitimit të cigares në këtë mënyrë sillte fitim për komunistët e Shqipërisë, si edhe për trafikantët ndërkombëtare pasi e siguronin mallin pa barrierat doganore. Me organizimin e kësaj pune merrej Dega e Veçantë. Për kohën kur ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo ishte fillimisht në varësi të Degës së 2-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Më pas ajo kaloi në Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimi Politik) dhe në fund u quajt Seksioni i 2-të i Repartit 100/5.
Dokumenti bashkëlidhur është i nënshkruar nga shefi i Degës së Veçantë “Antonio”. Është një dokument që nuk bën fjalë vetëm për cigare.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.