POLITIKË

Berisha: Krimineli bërtet gjithë ditën. Karteli i drogës, qeveria

11:44 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një takim që ka pasur me protestuesit u ka bërë thirrje atyre, por jo vetëm që të mendojnë për votën e tyre. Ai ka pohuar se në Shqipëri karteli i drogës është qeveria. Në ditën e 13 të protestës, Berisha nga çadra e ngritur përpara godinës së kryeministrisë në bashkëbisedimin me qytetarët ka theksuar se duke votuar të lirë do të zgjdhin problemin e kafshatës. “Në Shqipëri, karteli i drogës është qeveria. Krimineli po bërtet gjithë ditën, thotë se po bën shtet. Ju bëj thirrje, nëse i besoni votës së lirë! Shqiptarë, ju ftoj të mendoni për votën tuaj! Duke votuar të lirë do të zgjidhim problemin e kafshatës. Duam që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve. Kjo është çadra e lirisë dhe shpresës për të ardhmen”, – ka theksuar ish-kryeministri Sali Berisha përpara protestuesve, të cilët që prej 18 shkurtit gjenden në çadrën e ngritur përpara kryeministrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.