AKTUALITET

Djegia e 14-vjeçares, gjyshja: U tund soba, u derdh uji. Nuk e dogji i ati!

19:04 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Durrës, ku një vajzë 14-vjeçare ka marrë plagë të rënda në trup, pasi e ka djegur i ati i saj. Sipas policisë babai  K. Xhura, 45 vjeç, banues në Durrës, u shpall në kërkim pasi në gjendje të dehur dhe pas një sherri me gruan e tij, e i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, A.Xhura, 14 vjeçe, e cila tentoi të shuajë konfliktin midis prindërve.

Menjëherë pas ngjarjes, në shtëpi ka shkuar gjyshja 70-vjeçare e cila duke folur për GSH.al uron që mbesa e saj të bëhet mirë sa më shpejt.

“E gjeta shtëpinë hapur pa asnjë njeri brenda. Im bir pi alkool e dehet. Këtë ai e bën nga marazi, se nuk kanë punë e kanë halle. Është rrëzuar tenxherja sepse soba tundet sa andej-këndej, nuk e ka djegur i ati me dashje. Këta janë fukarenj në pikë të hallit për bukë”.

Në shtëpinë që gjendet në Porto Romano, familja Xhura jeton në një ambient të vogël e kushte të varfra.

Nëna e të miturës ka deklaruar në polici se vajza ka ndërhyrë zënkës së prindërve. Bashkëshorti i saj kërkonte para nga ajo dhe Manushaqja nuk i jepte. Sipas rrëfimit të gruas në polici, Kujtimi kishte qëlluar me shkelm sobën e druve e cila qëndron mbi tulla dhe tenxherja me ujë të nxehtë ishte rrëzuar mbi trupin e 14-vjeçares.

Aktualisht, vajza është në spital. Nëna dhe i vëllai i saj qëndrojnë në spital në Tiranë, ndërsa 45-vjeçari është në kërkim nga policia.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.