Show-Bizz

“Fate të Kryqëzuara”, pas vdekjes së Harunit Dilara pajtohet me Xhihanin?

17:45 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Seriali “Fate të Kryqëzuara” i cili po transmetohet në TV klan, vazhdon me skenat dhe ngjarjet mjaft prekëse që ndodhin në jetën e personazheve. Lajmet kanë publikuar tashmë ngjarjet që ndodhin pas disa javësh në këtë telenovelë. Pasi Ozan merr vesh se është djali i Harunit, një tjetër fatkeqësi i ndan ata. Haruni në një mbledhje të rrezikshme hidhet përpara plumbave për të shpëtuar jetën e Ozanit dhe në momentet e fundit ai gjendet në krahët e Ozanit ku i lë amanet atij të kujdeset për Dilarën dhe vëllain e vogël. Haruni ndërron jetë duke dëgjuar nga goja e djalit të vet që e thërret “baba”.

Një aksident të rëndë pëson edhe Dilara, e cila përplaset nga një autobus. Por mesa duket pas disa ditësh vuajtje, ajo ja del të shpëtojë. Tashmë Dilara  dhe Xhihan kanë humbur partnerët e tyre, dhe kanë mbetur përsëri krejt të vetëm. Ndoshta ky është momenti që ata të dy të afrohen edhe njëherë për të përjetuar dashurinë e vërtet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.