BOTA

Francë/ Shtyhet vendimi, Haradinaj: Turp, jam peng politik

09:27 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtyhet për më 6 prill vendimi për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. I akuzuar nga drejtësia serbe për krime lufte, gjykata në Colmar të Francës e ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin e Kosovës. Haradinaj e ka cilësuar një vendim të tillë si të turpshëm, teksa ka theksuar se ka mbetur peng politik.




“Gjykata i ka dhënë edhe një muaj shtesë autoriteve serbe për informata shtesë. Vendimi i radhës do jetë më 6 prill. Jam peng politik, e kjo çfarë po ndodh është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi, ju them se duhet t’iu vijë turp. Unë do të vazhdoj të qëndroj në Francë”, – ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës është ndaluar nga autoritet franceze më 4 janar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Madje, Prokuroria Speciale e Serbisë pat paraqitur edhe kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës në Serbi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.