EKONOMI

Lazarati, Blendi Klosi: Në vend të kanabisit, tani po prodhohen këpucë

16:04 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lazarati e ka braktisur hashashin dhe ka “rilindur’ me prodhimin e këpucëve. Të paktën këtë lajmëron Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Më poshtë, njoftimi i plotë i MMSR:

“Certifikohen modeluesit e parë shqiptarë. Projekti i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, përmes bashkëpunimit me IACA ka përfunduar me dhënien e diplomave të para të modeluesve të këpucëve. Janë 13 kompani në Shqipëri që do të kenë modeluesit e tyre të këpucëve, me nënshkrimin “Made in Albania”.

Në aktivitetin që shënoi përfundimin e projektit dhe shpërndarjen e certifikatave, ministri i MMSR, Blendi Klosi deklaroi se përmes kualifikimit dhe aftësimit, po shërohen plagë të tëra sociale në vend. Një nga to, është fshati i shumëdiskutuar për vite me rradhë, për aktivitetin e paligjshëm të mbjelljes dhe tregmit të lëndëve narkotike. Pas aksionit për pastrimin e zonës, sot kanë nisur investimet në këtë fshat, ku një nga kompanitë më të mëdha është ajo e prodhimit të këpucëve.
“Sot kompania që ka punësuar dizenjatorët e parë shqiptar dhe po prodhohen këpucët e para shqiptare një vend të shumë të diskutuar për tregun e punës në Shqipëri. Sot ata prodhojnë në Lazarat. Sot gratë dhe vajzat e atij fshati me emër aq të diskutuar dhe të debatuar në gjithë këto vite demokracie punojnë për kompaninë, për të prodhuar këpucët shqiptare. Nëpërmjet punësimit, nepërmjet vlerës së punës, nëpërmjet vlerës së profesionit ne po shërojmë plagë të tëra sociale”, deklaroi ministri Klosi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.