Show-Bizz

Rrëfehet balerina shqiptare: Jeta ime mes Shqipërisë dhe SHBA-së

09:06 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ajo është një balerinë e suksesshme, por që shpreson se me artin e saj do të lërë gjurmë edhe përtej oqeanit, pasi prej kohësh bukuroshja është zhvendosur në SHBA. Adela Lami, vajza me shumë ndjekës në rrjete sociale dhe me një pasion të veçantë për modën tregon në një intervistë për revistawho.com jetën e saj në Amerikë, çfarë e rikthen shpesh në Shqipëri dhe nëse ekziston dikush që i ka marrë zemrën biondes së ëmbël.

Jeta jote tashmë është mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Çfarë e mban Adelën këtu dhe cilat janë synimet e tua në Amerikë?

Arsyeja që vij shpesh në Shqipëri është familja dhe shoqëria. Më mungojnë shumë dhe kthehem herë pas here t’i shoh. Në Amerikë dua të lë gjurmë, dua që arti im të lërë gjurmë.

Mund të na thuash rutinën e ditës tënde në SHBA, a je mësuar me ushqimin atje apo me ritmin e shpejtë të ditës?

Jam ambientuar shumë shpejt me jetesën në Amerikë dhe mendoj se kam qenë gjithmonë e destinuar për të. Dita ime fillon me balet, vazhdon me studime dhe sigurisht me shëtitje e aktivitete pafund meqenëse New York t’i mundëson këto kënaqësi. Dita ime nuk është asnjëherë e qetë dhe koha për gjumë është gjithmonë e limituar.

Me kë shoqërohet Adela atje? Ke bërë miq amerikanë dhe nëse po, çfarë mendimi kanë për Shqipërinë?

Kam shumë miq amerikanë dhe jo vetëm. Një nga të mirat e të jetuarit në New York është fakti që njeh etni të ndryshme dhe kjo mua më pëlqen shumë. Disa nga miqtë e mi nuk e njihnin Shqipërinë më përpara, por tanimë shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën të vijnë dhe ta vizitojnë.

A merr pjesë në jetën e komunitetit shqiptar atje?

Përpiqem të marr pjesë në aktivitetet kryesore të komunitetit shqiptar, pasi më sjellin më pranë Shqipërinë dhe familjen.

Ke takuar shqiptarë të suksesshëm, të famshëm?

Kam takuar mjaft njerëz të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj. Një nga shqiptarët e suksesshëm që kam pasur fatin të jem dhe në një sallë kërcimi me të, duke më dhënë këshilla, është Toni Dovolani. Jam pafundësisht e lumtur kur shoh shqiptarë të tillë, më inspirojnë.

A do të të shohim shpejt në skenat e mëdha në SHBA?

Po punoj fort për këtë. Shpresoj që dhe fati të më bëhet krah.

Ëndërron të jesh balerinë në videoklipin e ndonjë këngëtari të famshëm? Nëse po, të kujt?

Jo, kjo s’ka qenë ëndrra ime dhe nuk besoj se do të jetë ndonjëherë. Më pëlqen televizioni dhe dëshiroj që një ditë të më jepet mundësia të jem pjesë e tij, por si protagoniste dhe jo plotësuese e performancës së ndonjë këngëtari të famshëm.

Familja jote është dakord me vendimin tënd për të jetuar aq larg?

Si mendoni ju? Largësia nuk është e lehtë, por fatmirësisht familja ime përkrah fort ëndrrat e mia. Në çdo vend të botës të jem, unë jam tre (unë, mami, babi), pasi unë pa ta nuk jam Adel.

Teksa hedhim një sy në ‘Instagram-in’ tënd, kuptojmë shumë lehtë që ti je e apasionuar dhe pas modës. Shpenzon shumë?

Jam tepër e apasionuar sepse për mua veshjet janë pjesë e karakterit tim. Shpenzoj mjaftueshëm, edhe pse nuk jam e fiksuar pas brand-eve dhe veshjeve ekstremisht të shtrenjta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.