EKONOMI

Taksat në Tiranë dhe rrethe, sa do të paguani për shtëpitë para dhe pas vitit 1993

07:59 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela MANJANI

Taksa e shtëpisë që aplikohet e ndarë në dy fasha, ndërtimet para vitit 1993 dhe ato pas tij, do të paguhet bashkë me faturat e energjisë elektrike dhe të ujit. Fondi Monetar Ndërkombëtar i lë detyrë qeverisë shqiptare të aplikojë sa më parë në të gjithë vendin mbledhjen e taksës mbi pronën me faturat mujore të dritave dhe ujit. Autoritetet synojnë të fusin një taksë të pronës në 2017-ën, teksa të ardhurat nga tatimet mbeten ende të ulëta edhe krahasuar me vendet e rajonit. FMN-ja thotë se kryeministri ka miratuar një plan veprimi dhe një grup të veçantë pune që po drejton procesin. “Kadastra fiskale është duke u zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ministria e Financave është duke zhvilluar një projekt-pilot në katër zona të mëdha, duke integruar faturat e tatimit të pronës në faturat e energjisë elektrike dhe ujit, për ta shtrirë më tej këtë skemë”, thuhet në raportin e FMN-së. FMN-ja vë në dukje se “autoritetet në Shqipëri kanë zbatuar një rregullim të konsiderueshëm fiskal. Krahasuar me vitin 2013, të ardhurat janë rritur me rreth 2.7 për qind të PBB-së. Por efikasiteti i sistemit të taksave dhe reforma e tatimit mbi pronën sipas vlerës së tregut është e vonuar”.

(Gazeta Shqiptare)

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.