Bien në pranga 3 punonjës të një kompanie private, pasi kanë vjedhur 400 litra naftë.
Piro Gjini (50 vjeç), Endri Buzi (21 vjeç) dhe Hyqmet Gremi, 40 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet veprimeve korruptive dhe shpërdorimit të detyrës për një periudhe kohore dyjavore, kundrejt marrjes se ryshfetit, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në objektin që kishin nën ruajtje një sasi prej 400 litra naftë si dhe një sasi prej 75 copë tranversa në pronësi të firmës “Spiecapag”, që është firma nënkontraktuese e Gazsjellësit Tap.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi Karafil Agaçi 32 vjeç banues ne Suk të Rrockovecit.
Mësohet se ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet korruptimit të punonjësve një sasi prej 55 copë tranversash të cilat janë sekuestruar si provë materiale.