AKTUALITET

Vrasja e Çiços/ Renato Milloshi lihet në burg

11:07 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Arrest me burg” për Renato Milloshin. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Renato Milloshin, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim. Pas 10 muajsh arrati, ai u vetëdorëzua dy ditë më parë, por nuk e pranoi akuzën për vrasjen e Elton Çiços, së bashku me Jani Alian, i cili ndodhet ende në kërkim nga policia. Sipas Policisë së Tiranës, Milloshi ishte personi që drejtonte mjetin me të cilin Jani Alia shkoi për të kryer krimin dhe u largua me po me të njejtën makinë, që rezultoi të ishte blerë vetëm pak ditë para ngjarjes. Milloshi në dëshminë e tij, dy ditë më parë, ka pohuar se që pas vrasjes së Çiços nuk ka komunikuar me Alian. Por, ai i ka dhënë informacione uniformave blu, duke iu pohuar se nga miqtë e tij, ka marrë vesh se Jani Alia ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Ndërkohë, sot Milloshi mohoi të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e Çiços.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.