BOTA

Zaev: 67 mandatet janë 700 mijë vota, Ivanov të korrigjojë vendimin

17:02 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka mbërritur sot në Maqedoni ku ka pasur një axhendë të ngjeshur me takime me liderat politik. Fill pas takimit me Mogherinin, kryetari i LSDM-së ka deklaruar se pret nga presidenti i vendit të korigjojë vendimin e tij. “Vizita e përfaqësueses Mogherini paraqet mbështetje serioze për perspektivat tona evropiane. Jemi të gëzuar që mbështetja vazhdon. Biseduam për takimet në Këshillin e Ministrave dhe më pas edhe Komisionit Evropian”, tha Zoran Zaev.




67 nënshkrimet janë bazë normale për dhënien e mandatit, tha po ashtu Zaev, duke shtuar se Bashkimi Evropian pret që nëse pas formimit të Qeverisë zbatohen reformat do të ketë bazë të mirë të shpejtojë procesin integrues. Zaev tha se pret që Ivanov të korrigjojë vendimin e tij, duke theksuar se 67 mandatet janë 700 mijë vota dhe këto nuk mund të injorohen. “Kriza politike patjetër të zgjidhet në përputhje me kushtetutën dhe ligjet. Edhe një herë përsëris dhënia e mandatit nuk nënkupton formim Qeverie, por është rruga drejt formimit të Qeverisë. I shikojmë gjitha opsionet, por lëvizim në drejtim të respektimit të fazave të logjikshme dhe ligjore dhe mos ti japim askujt shkak që të bëjë çmenduri dhe budallallëqe”, tha Zaev.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.