20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 3 Mars 1997

06:00 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PS-PD kanë ulur shpatat, dialogu mbetet pezull




Dje takimi Shehu-Majko, tryezë formale

TIRANE – PD e PS ulin shpatat.  Shehu e Majko i kanë dhënë duart njëri- tjetrit pët ‘tu vënë më pas në një tryezë të stërmadhe ovale.   Pas 90 minutash të takimit të dyerve të mbyllura dy të mëdhenjtë e politikës kanë deklaruar thatë se në bisedë nuk kishte kushte dhe situatë për dialog. Arritëm pak më shumë se asgjë është shprehur Pandeli Majko, ndërkohë që sipas Shehut e “rëndësishme” është fillimi i dialogut pavarësisht prej asaj ç’ka u arrit.

Ka filluar në orën 11:00 takimi i shumëpritur mes PD e PS. Një shtrëngim i shpejtë duarsh mes Shehut e Majkos e më pas përshendetjet e kortezisë në prani të gazetarëve. Duke falenderuar prezencën e Majkos në tryezë, Shehu i ka bërë atij të ditur se “rëndësi merr dialogu dhe dhënia e opsioneve”.

Por duket se nuk ka qenë i këtij mendimi socialisti Majko kur i është përgjigjur

bashkëbiseduesit të tij se “jo mosdashja e PS por mungesa e buonsensit të PD për situatën dhe rrugët e zgjidhjes së saj ka qenë arsyeja” e bojkotit socialist të ftesave të PD. Majko ka qenë i mendimit se “jo dialog sa për të kaluar radhën, por gjetje e rrugëve të përshtatshme për të plotësuar kërkesat e grevistëve të Vlorës e Gjirokastrës”. Takimi është zhvilluar me pas pa praninë e gazetarëve. Por nga burime brenda tij mësohet se pala demokrate ka insistuar në angazhimin e PS për përkrahjen e masave të marra nga qeveria për kreditorët e e Gjallicës si dhe ngritjen e një asambleje shumëpartiake të kreditorëve. Por Majko i ka kujtuar Shehut kërkesat e Forumit për Demokraci në një zgjidhje politike që fillon me dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja. Duket se këtu ka filluar nyja gordiane e tryezës së djeshme e mbetur ende e pazgjidhur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.